Sarri zbulon arsyen pse po e lë në stol Rabiot

Adrian Rabiot vazhdon të ngrohë stolin e Juves.

I ardhur me shumë bujë, mesfushori francez nuk po arrin ende të jetë titullar te bardhezinjtë.

Trajneri Maurizio Sarri sqaron situatën: “Adrien duhet të jetë i qetë. Në këto momente është Matuidi që luan në rolin e tij dhe po bën një paraqitje shumë  të mirë. Ndaj dua ta shfrytëzoj këtë moment”.

Rabiot po rritet e përmirësohet ashtu si Ramsey. Ndaj Veronës nuk doja t’i zëvendësoja të 3 mesfushorët. Matuidi është në formë dhe e lashë të luante për 90 minuta, pasi po paraqitet mirë”, u shpreh Sarri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here