Solskjaer rrezikon shkarkimin, United ka gjetur pasuesin e tij!

Manchester United do t’i besojë stolin trajnerit Thomas Tuchel në rast se vendoset shkarkimi i trajnerit aktual Ole Gunnar Solskjaer.

Lajmin e konfirmon e përditshmja britanike Daily Mail.

Edhe pse Solskjaer ka një kontratë me “djajtë” firmosur më herët këtë vit, mungesa e rezultateteve mund të çojë në një divorc të parakohshëm të norvegjezit. Ndërkohë që, Manchester ka shtuar interesin për trajnerin aktual të PSG-së, Thomas Tuchel.

Manchester United aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë në renditje, me 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, një start jo fort pozitiv i Premier League. Duket se drejtuesit e United mendojnë se Tuchel do të ishte zëvendësuesi ideal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here