Bombë: Milani ka gjetur pasuesin e Giampaolos, nuk do ta besoni se kush është…

Brozovic dhe Lukaku, por jo vetëm.

Derbi i humbur nga Milani nuk mund të përmblidhet vetëm në rezultatin 2-0 në favor të zikaltërve, i cili në realitet nuk përfaqëson në mënyrën më të mirë hendekun midis dy skuadrave milaneze.

Të pashmangshëm duken zërat e parë të mediave italiane, por jo vetëm: Marco Giampaolo së shpejti mund të rrezikojë stolin. Sipas edicionit të sotëm të “Tuttosport”, tashmë po qarkullon një emër për zëvendësimin e tij të mundshëm: ai i Luciano Spalletti, pa punë që në fund të kampionatit të kaluar. Ai u shkarkua nga Interi për t’i bërë vend aty Antonio Conte.

Spalletti, i cili kishte arritur një marrëveshje me egjiptianët e Al Ahly në fund të gushtit, nga e cila hoqi dorë për shkak të kontratës akoma në fuqi me Interin, do të joshej nga ideja e qëndrimit në Milano, pas eksperiencës 2-vjeçare në “llogoren” tjetër të qytetit. Për momentin duket se është thjesht një ide në letër.

Milani ka ndërmend t’i japë besim Giampaolo, pavarësisht ngurrimit të trajnerit për t’i ingranuar në formacion përforcimet e verës. Vetëm Rafael Leao ishte surpriza e mbrëmjes së të shtunës në këtë drejtim.

Në rast të dështimeve të reja pas atyre me Udinese dhe në derbi, me siguri do të merret në konsideratë lëvizja në stol. Sidomos gjatë pushimit ndërkombëtar (në tetor, ku luajnë kombëtaret), periudhë e përshtatshme për ndryshime. Spalletti, disa muaj pasi i dha lamtumirën Interit, pret.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here