Valverde ndëshkon yllin e Barcelonës, Interi gati për të përfituar

Ivan Rakitic është lënë jashtë listës së Ernesto Valverde, për ndeshjen që Barcelona do të luajë të martën ndaj Villarreal.

Mesfushori kroat është lënë në shtëpi për zgjedhje taktike, pasi në skuadër është grumbulluar Ousmane Dembele dhe prezenca e 31-vjeçarit është parë si e tepërt nga trajneri spanjoll.

Për mediet në Spanjë ky vendim është më shumë një ndëshkim për Rakitic, që vetë Valverede e konsideron si fajtor të ndeshjeve të dobëta të skuadrës katalanase.

Në intervistën para medieve, trajneri e kaloi këtë vendim me një fjali: “Nëse ai nuk është në listë, ndodh sepse është dikush tjetër”.

Me këtë ngjarje të fundit nga klubi spanjoll është vënë kapaku i një serie ngjarjesh dhe Rakitic do largohet patjetër nga Barcelona, dilema e vetme është nëse do ndodhë në janar, apo në merkaton e verës. Kroati ka kontratë me katalanasit deri më 30 qershor 2021. Kujtojmë që për të Inter ishte shumë i interesuar në merkaton e verës, po ashtu edhe Manchester United. Ndërkohë që në fund ishte pranë kalimit tek PSG në shkëmbimin me Neymar, por që dështoi në limite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here