“I lumtur për zgjedhjen time”, De Ligt: Seria A shumë ndryshe nga…

Matajs De Ligt ishte një nga blerjet më të bujshme të Juventusit dhe jo vetëm, në merkaton e verës. Mbrojtësi holandez i pranishëm në mbrëmjen e FIFA-s, në një prononcim për “Tuttosport”, ka folur për aventurën në Itali me bardhezinjtë.

“Ka pasur shumë ndryshime, por po shkon mirë, jam vërtet i lumtur për zgjedhjen time që firmosa në verë me Juventusin. Jam duke mësuar italishten. Gjuha dhe futbolli, janë shumë ndryshme nga ajo holandeze”, shprehet De Ligt.

Ndëra për çmimin e fituar De Ligt ka shtuar: “Jam shumë i lumtur që jam këtu, është vërtet e bukur të marrësh një çmim me votat e lojtarëve të tjerë, është një njohje e shkëlqyeshme”.

Kujtojmë që De Ligt u vendos në 11-shen më të mirë, pas sezonit fantastik me Ajaksin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here