Rikthimi i Mourinhos te Reali? Ja çka thotë kapiteni Ramos

Reali nuk është në formën e pritur këtë sezon, kjo ka bërë që të këtë shumë spekulime.

Spanjolli foli për spekulimet që Mourinho do të jetë në vend të teknikut francez.

“Jemi me Zidanen, pavarësisht çfarë ndodh. Biseda për trajnerët është mosrespektim. Duhet të bëjmë më të mirën, sepse ka ende kohë. Kemi kohë për t’i ndaluar këto spekulime”, deklaroi ai.

Nesër ‘Los Blancos’, do të presin në “Santiago Bernabeu”, Osasunen, në kuadër të javës së shtatë të La Ligës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here