Takimi në mars dhe planet për të ardhmen, zbulohen prapaskenat e Guardiolës me drejtuesit e Juventusit

Drejtuesit e Juventusit dhe Guardiola u takuan në mars, përpara ndeshjes që bardhezinjtë luajtën ndaj Atletikos. Mediat italiane kanë zbuluar edhe prapaskenat teksa tregojnë se spanjolli nuk pranoi ofertën e “Zonjës së Vjetë”, por nuk e mbylli derën për të ardhmen.

Emrat e Juventusit dhe Pep Guardiolës janë përsëri pranë njëri-tjetrit dhe jo si kundërshtar. Ishte Pavel Nedved ai që ia propozoi trajnerit aktual të Sitit stolin e bardhezinjve. Pavarësisht se marrëveshja dështoi në mars, drejtuesit e Juves janë të gatshëm të flasin përsëri për të ardhmen.

Trajneri mësohet se ka shprehur dëshirën për të drejtuar kampionët e Italisë, teksa kjo gjë pritet të ndodhë në vitet e ardhshme, pasi Guardiola nuk ka dashur të braktisë Mançester Sitin këtë sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here