Tuttosport: Mandzukic largohet në janar, ky është vendi ku do ta vazhdojë karrierën

Mario Mandzukic do të qëndrojë te Juventus deri në afatin kalimtar të janarit, edhe pse nuk është në planet e trajnerit Maurizio Sarri.

 

33 vjeçari ka refuzuar një transferim në Katar, edhe pse oferta e fundit ishte shumë e mirë, që e bënte lojtarin më të paguar në histori të futbollit kroat.

‘Tuttosport’ raporton se Mario Mandzukic pavarësisht gjitha spekulimeve, ka vendosur të vazhdojë karrierën në Angli.

Edhe pse afati kalimtar në Premierligë është mbyllur, kroati do të largohet në janar.

Manchester United mbetet në mesin e skuadrave të interesuara për Mandzukic, duke mos përjashtuar edhe interesimet e Evertonit dhe West Ham United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here