Zidane: Kur humbim, shkarkohem, por kur fitojmë mbetet vetëm fitore

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane ka thënë se mund t’i duroj kritikat nga të tjerët.

Tekniku francez është kritikuar për fillimin e dobët të sezonit dhe humbjes ndaj PSG-së, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Para ndeshjes ndaj Osasunes, Zidane tha se nuk e ka problem këtë gjë.

“Kur humbasim unë duhet të shkarkohem, ndërsa kur fitojmë është vetëm fitore. Në ndeshjen e ardhshme duhet të luajmë njëjtë, nuk do të jetë lehtë. Do të shohim çfarë do të ndodh. Do të luajmë më intensitetin e njëjtë dhe të njëjtën dëshirë. Kjo me intereson mua”, deklaroi ai.

“Los Blancos”, nesër do të presin në “Santiago Bernabeu”, Osasunen, ndërsa të shtunën do të jetë mysafirë i Atletico Madridit.

Reali për momentin është në vendin e dytë më 11 pikë aq sa ka edhe lideri Athletic Club.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here