Allegri gati ta pranojë ofertën e United, por me një kusht!

Manchester United e gjen përsëri veten në një udhëkryq pas një fillimi të vështirë të sezonit 2019/20.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer është në rrezik, me një pjesë të tifozerisë që ka kërkuar shkarkimin e tij, ndërsa pjesa tjetër është gati t’i japë edhe pak kohë norvegjezit.

Sipas shtypi anglez, United po mendon t’ia besojë skuadrën ish-trajnerit të Juventus-it, Massimiliano Allegri, në rast se do të merrte vendimi për ta shkarkuar ish-sulmuesin. Megjithatë, sipas Tuttosport, trajneri italian duket se do të ketë vendosë disa kushte para se të pranojë të transferohet në Angli.

Sipas të përditshmes italiane, Allegri do të kërkojë që klubi të bëjë një ndërhyrje të rëndësishme në merkaton e janarit nëse do të vendosë të pranojë ofertën në të ardhmen e afërt. United shpenzoi 169 milionë euro këtë verë për tre lojtarë: Harry Maguire, Daniel James dhe Aaron Wan-Bissaka. “Djajtë e Kuq” do të duhet të bëjnë diçka më shumë nëse duan të ngushtojnë diferencat me Manchester City dhe Liverpool.

52-vjeçari po kalon një periudhë pushimi pas aventurës së sukseseshme të kaluar në drejtim të Juv entus-it. Shtypi italian ka shkruar gjatë verës së Allegri po merrte leksione anglishteje me synimin për t’u transferuar në Premier League në të ardhmen. Arsenal dhe Chelsea janë interesuar gjithashtu në të kaluarën për gjashtë herë fituesin e Serisë A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here