Balotelli nuk ndryshon, kapet duke tymosur në dhomat e zhveshjes

Mario Balotelli është përfundimisht i pandreqshëm.

Sulmuesi italian duket se nuk ndryshon kurrë.

Ai debutoi mbrëmjen e djeshme me fanellën e Brescias në Serinë A, ndërkohë që gjatë një reportazhi të “SKY” nga dhomat e zhveshjes, Super Mario, është kapur nga kamera duke tymosur.

Kujtojmë që skuadra e tij u mposht me përmbysje 1-2 nga kampionët në fuqi të Juventusit, të cilët morën përkohësisht kryesimin e kampionatit pas triumfit të djeshëm.

Video

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here