Brescia i vendos çmimin Tonalit, pritet reagimi i gjigantëve italian!

Presidenti i Brescia-s Massimo Cellino që tani ka një çmim në mendje për talentin Sandro Tonali, sipas SportMediaset, teksa adoleshenti është duke u ndjekur nga klubet elitare të Europës.

Cellino shpreson që konkurrenca për 19-vjeçarin ta lejojë të rrisë çmimin dhe aktualisht pret një ofertë 50 milionë euro për mesfushorin.

Deri tani, Juventus, Milan, Manchester United, Ajax, Dortmund dhe PSG janë duke vëzhguar progresin e Tonalit, i cili ngjason shumë me legjendën Andrea Pirlo.

Kontrata aktuale e Tonalit skadon në vitin 2021, por ai me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here