De Jong zbulon motivin pse zgjodhi Barcelonën

Frenkie de Jong ka folur në lidhje me vendimin e tij për të lënë Ajax dhe transferuar te Barcelona.

Ai kishte edhe mundësi të tjera, por zgjodhi gjigantët katalanas. Kampionët e Premier League, Manchester City, si dhe PSG, ishin fort të interesuar për yllin holandez, por De Jong thotë se Barcelona tregoi më shumë dashuri: “Zgjedhja e Barcelonës ishte vendim imi, sepse ky ishte klubi që dëshmoi më shumë dashuri. Hera e parë, kur kam dëgjuar që Barça interesohej për mua? Ishte në vitin 2018. 

Agjenti im më thirri dhe tha: “Barcelona ka shfaqur interes për ty, le të bisedojmë me të”. Të dëgjosh diçka të tillë përbën krenari për këdo. Nëse nuk do të kishte qenë Barcelona, është e vështirë për mua të them tani se ku do të kisha shkuar. Ndoshta do të kasha përfunduar te PSG, ose Manchester City. Nuk më ka motivuar në këtë zgjedhje paraja. Financat nuk janë fusha ime, paratë nuk ishin asnjëherë temë diskutimi në takimet ku kam marrë pjesë. Kjo pjesë i takonte agjentit tim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here