Interi madh po kthehet, Zhang hap thesarin për Savic

Interi mposhti mbrëmë Lazion në xhiron e 5-të të Serie A dhe Neroaxurët kanë vazhduar serinë e tyre pozitive. 

Interi është në krye të Serie A me 15 pikë, dy më tepër se Juventusi në vendin e dytë.

Siç raporton Corriere dello Sport, raporton se Interi planifikon transferimin e Sergej Milinkovic Savic.

Zhang është i gatshëm t’ia bëjë një mega ofertë Lazios për të siguruar shërbimet e mesfushorit serb dhe do të tentojnë transferimin e tij në merkaton e janarit.

Inter pritet të bëjë përforcime të tjera në merkaton e janarit për të qëndruar në garë me Juventusin për Scudetton.

Savic bëri paraqitje të mirë mbrëmë ndaj Interit, mirëpo Lazio u mposht me rezultat minimal.

Lazio pritet të kërkojë rreth 80 milionë euro për lirimin e Savic.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here