Godin zbulon se kush e ka surprizuar më së shumti te Interi: Sinqerisht nuk e dija se kush ishte

Diego Godin verën e kaluar iu bashkua Interit si futbollist i lirë, pas një periudhe të gjatë si lojtarë i Atletico Madrid.

Te Interi uruguaiani do të bashkëpunojë me Antonio Conten, ndërsa deri më tani po luan shkëlqyeshëm.

Në një intervistë të fundit Godin ka folur për Conten dhe për lojtarin që e ka surprizuar atë më së shumti.

“Simeone dhe Conte janë dy trajnerë të veçantë. Interi po ndërtohet rreth Contes, ai është figura kryesore në zhveshtore. Megjithatë këtu shohim më tepër video të kundërshtarëve dhe vendosja taktike është më ndryshe. Conte kërkon që unë të luaj më përpara dhe aksionet të fillojnë nga unë”, ka thënë Godin.

Më pastaj Godin zbuloi lojtarin që e ka surprizuar atë më së shumti te Interi.

“Stefano Sensi është lojtari që më ka surprizuar më së shumti, që nga ardhja ime këtu. Sinqerisht nuk e njihja se kush është. Ai posedon shumë kualitet dhe është shumë i aftë me lëvizjet e trupit”, ka zbuluar uruguaiani.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here