Valverde flet rreth gjendjes së Lionel Messit

Ernesto Valverde, trajner i Barcelonës, doli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Getafen, të cilën e cilësia një kundërshtare shumë të vështirë:

“Vitin e kaluar kemi vuajtur shumë kundër tyre, pavarësisht se zhvilluam një ndeshje shumë të mirë. Është një skuadër që të lë shumë pak hapësira”

Sigurisht që tema më e rëndësishme ka të bëjë me gjendjen e Lionel Messit, me trajnerin që nuk di të japë një datë të saktë për rikthimin e tij.

“Nuk e di për sa kohë do të qëndrojë jashtë, por ne shpresojmë që të kthehet sa më parë, Gjithsesi, dëmtimi nuk është i rëndë, bëhet fjalë për një zgjatim të vogël dhe në javën e ardhshme do ta vlerësojmë më mirë. Do të na mungojë një lojtar vendimtar, por kemi burime të tjera për ta minimizuar efektin e mungesës së tij.”

Messi me siguri do të mungojë edhe në takimin e Championsit kundër Interit. Një lajm shumë i mirë ky për zikaltrit, që do të tentojnë të marrin pikë në “Camp Nou” pas barazimit me Slavian e Pragës në “San Siro”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here