Barcelona i ka zgjatur kontratën për dy vite të tjera sulmuesit Carlos Perez, deri më 30 qershor 2020, pasi kontrata aktuale i skadonte në fund të këtij sezoni.
Ndërsa klauzola e prishjes së njëanshme të kontratës do të jetë 100 mln euro.
21-vjeçari ka patur shansin të luajë në 5 ndeshje në La Liga këtë sezon, me ekipin e parë, ku arriti të shënojë një gol në fitoren 5-2 ndaj Real Betis dhe dha dy asist në barazimin 2-2 me Osasuna.
Perez debutimin me ekipin e parë katalanas e ka në sezonin e shkuar, kur hyri në fushë në minutën 73’, duke marrë vendin e Malcom në ndeshjen ndaj Eibar.
We’re extending Carles Pérez’s contract by two years. We’re also reinforcing our ties to a player from La Masia. Congratulations, Carles! pic.twitter.com/ngTAkwu42q
— Josep Maria Bartomeu (@jmbartomeu) September 27, 2019