Barcelona mposht Getafen dhe merr fitoren e parë në transfertë këtë sezon (VIDEO)

Barcelona ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat teksa ka mposhtur 2-0 Getafen në sfidën e javës së 7-të ë La Liga-s.

Katalanasit kanë marrë tri pikë të rëndësishme që i pozicionojnë në vend të dytë të renditjes, me vetëm një pikë më pak se Real Madridi që luan në darkë ndaj Atletico-s në derbi.

Ishte portieri Marc-Andre ter Stegen ai që ka zhbllokua rezultatin me asistin e tij të mrekullueshëm drejt Suarez i cili ka finalizuar me shumë klas. Ai është portieri i parë që jep asist në shekullin e 21-të në La Liga.

Pas pushimit Junior Firpo ka dyfishuar rezultatin duke siguruar fitoren në fushën e Getafes.

Në minutat e fundit të takimit Lenglet ka marrë kartonin e dytë të verdhë, por rezultati mbeti i pandryshuar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here