Elliott po përgatitet për shitjen e Milanit, zbulohen detajet

Milani mund të ndryshojë përsëri pronarë. 

E ardhmja e Milanit është e paqartë pas rezultateve të dobëta në sezonin e ri.

Siç raporton e përditshmja italiane La Repubblica , Elliott është në bisedime me pronarin e veshjeve luksoze LVMH, Bernard Arnault për shitjen e Milanit.

Fillimisht është biseduar për një shifër rreth 1.2 miliardë eurove, por tani raportohet se Elliott është i gatshëm ta shesë Milanin për 960 milionë euro.

Bisedimet për momentin janë stopuar, mirëpo besohet se marrëveshja mund të arrihet deri në fund të këtij viti. Disa këshilltarë të LVMH janë të shqetësuar për blerjen e Milanit dhe ky është shkaku kryesorë që bisedimet kanë ndaluar.

Pronarët e rinj dëshirojnë që drejtimin e Milanit ta marrë Massimiliano Allegri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here