Manchester City merr një fitore të vështirë në transfertën me Everton (VIDEO)

Manchester City ka vuajtur goxha ndaj Evertonit, por në fund ka marrë një fitore të çmuar 3-1 në Goodison Park.

Me këtë fitore City nuk lejon Liverpool të shkëputet akoma më tepër në renditje teksa distanca mbetet e njëjtë, pesë pikë.

Gabriel Jesus ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 24’ përpara se Calvert-Lewin të barazonte për vendasit pak minuta më pas.

Everton ka bërë një ndeshje të madhe duke mos i lejuar shumë raste skuadrës së Pep Guardiolës, por në minutën e 71’ ka ardhur goli i avantazhit i shënuar nga Riyad Mahrez.

Everton mund të kishte barazuar sërish me Yerry Mina, por Ederson ka bërë mrekullinë pak minuta përpara se Sterling të vuloste fitoren me golin e tij në të 84-ën. Ky ishte goli i 100-të i karrierës për mesfushorit anglez në të gjithë kompeticionet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here