VIDEO/ Toni Kros në superformë para Atletikos, shikoni çfarë goli spektakolar shënon në stërvitje

KYIV, UKRAINE - MAY 26, 2018: Toni Kroos and Training of football players of Real Madrid before the 2018 UEFA Champions League final match between Real Madrid and Liverpool, Ukraine

Real Madridi do të përballet ditën e sotme me Atletiko Madridin në derbi, në fushën e këtyre të fundit.

Ekipi i drejtuar nga Zidani është në një formë të mirë, teksa ndodhet në krye të tabelës së La Ligës pas 5 javëve të para të kampionatit. Skuadra “Los Blankos” vazhdon përgatitjet në prag të sfidës së vështirë që e pret në “Wanda Metropolitano”, me trajnerin që ditën e sotme do të jape edhe udhëzimet e fundit.

Lojtarët duken në formë të mirë para kësaj ndeshje, teksa diçka të tillë e tregojnë edhe në stërvitje. Në një video nga stërvitja e djeshme e Realit, shihet mesfushori gjerman Toni Kros, i cili shënon një gol shumë të bukur nga vija e mesit të fushës, ndonëse porta nuk ishte në një distancë të largët.

Mesfushori e kontrollon topin në një mënyrë perfekte, teksa me një gjuajtje të fortë ka arritur të mposhtë portierin Areola, duke shënuar një gol spektakolar. Për më shumë shikoni videon:

https://youtu.be/pJSXgDmWTMU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here