Buffon krenar me rekordin e thyer të Maldinit

Buffon ka vendosur rekord në numrin e paraqitjeve me skuadra, duke regjistruar paraqitjen e 903-të me skuadra, duke lënë pas Paolo Maldinin me 902.

Portieri italian është shprehur tejet i lumtur me vendosjen e këtij rekordi.

“Më bën shumë të lumtur dhe krenar ajo që kam bërë, por siç kam thënë tek kolegët tuaj, jam i lumtur sepse jam këtu pa ulur vetën, por në nivelet më të larta” ka thënë Buffon.

“Gjithmonë do të falënderoj prindërit dhe gruan time, të cilët kanë qenë afër meje, por mund të them se kam merita edhe vet” ka thënë tutje italiani.

Buffon ka arritur rekordin e tij duke u paraqitur me tri skuadra: Parma, Juventus dhe Paris Saint Germain.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here