Derbi në merkato: United dhe City në garë për yllin e Premier League!

Skuadra e Wast Ham i ka bërë të qartë Manchester United se duhet të paguajë 100 milionë euro për të marrë mbrojtësin e qendrës, 20-vjeçarin anglez Declan Race.

United është interesuar disa herë për talentin e mbrojtjes së kombëtares angleze, që është grumbulluar në 5 ndeshje edhe nga trajneri Gareth Southgate.

Sipas “Sunday Express”, skuadra e West Ham nuk ka ndërmend të lërë të lirë mbrojtësin e talentuar Rice, ndaj ka rritur pretendimet financiare.

Për lojtarin është interesuar edhe skuadra tjetër e Manchesterit, ajo e City, që ka mangësi në qendër të mbrojtjes, por pa bërë ende asnjë ofertë konkrete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here