E bujshme: Gattuso pranë emërimit si trajner te klubi i njohur i Serie A!

Gennaro Gattuso është i përzgjedhuri për të marrë drejtimin e Genoa këtë sezon numëron vetëm 5 pikë në 6 javë kampionat.

Gazetari dhe eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio ka bërë me dije se drejtuesit e klubit janë vënë në kontakt me ish-trajnerin e Milanit dhe po negociojnë të gjitha detajet, që ai të zërë vendin e Andreazzoli.

Sot, Gattuso ndodhet në Rusi, tek po komenton ndeshjen Krasnodar-Arsenal Tula për arsye komerciale, ndërsa nga nesër do të ketë një takim mes tij dhe presidenti Preziosi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here