E ofendoi gjyqtarin anësor, Ramos rrezikon dënim të rëndë!

Sergio Ramos mund të dënohet rëndë pas veprimit të turpshëm që ka bërë mbrëmë në derbin Atletico Madrid – Real Madrid.

Dy skuadrat nga qyteti i Madridit u ndanë në paqe, pasi ndeshje përfundoi pa gola, mirëpo mbrojtësi spanjoll mund ta pësojë keq.

Sipas mediave në Spanjë, kapiteni i Los Blancos e ka fyer gjyqtarin anësor të ndeshjes, por ende nuk është e qartë se çfarë bisede u zhvillua mes tyre.

Gjyqtari anësor nuk ndërmori asnjë vendim ndaj Ramosit, por mendohet se ai e ka fyer atë në baza racore.

Kujtojmë se në sezonin e kaluar Diego Costa e kishte sharë gjyqtarin e ndeshjes me nënë, andaj edhe ishte suspenduar për tetë ndeshje.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar me atë se çfarë do të ndodhë me Sergio Ramosin, në vendimin që pritet të merret në javën e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here