Mjeshtërit e merkatos: Juventus ka piketuar një yll në Bundesligë me kosto zero!

Juventus njihet si një klub me një politikë të shkëlqyeshme në merkato.

Gjatë verës së kaluar Biankonerët siguruan shërbimet e Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot.

Tani Zonja e Vjetër ka piketuar një tjetër transferim me parametra zero nga Bundesliga.

Bëhet fjalë për lojtarin e Borussia Dortmund Achraf Hakimi, i cili po shkëlqen me Milionerët këtë sezon. Hakimi është i huazuar te Dortmund nga Reali, ndërsa vëzhguesit e Juventusit janë duke monitoruar me vëmendje paraqitjet e tij.

Mediat gjermane raportojnë se Juventus ka shfaqur interesim për Hakimin, ndërsa kontrata e marokenit me Realin skadon në vitin 2021. Biankonerët planifikojnë që pikërisht atëherë të hidhen në sulm për Hakimin dhe të sigurojnë shërbimet e tij me kosto zero.

Hakimi është vetëm 20 vjeç dhe luan si mbrojtës i krahut të djathtë. Këtë sezon ka luajtur 6 ndeshje me Borussian në Bundesligë dhe ka shënuar një gol dhe një asist.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here