Tirana ngjyoset kuq, Partizani fiton derbin

Partizani nuk njeh humbje në derbi dhe vazhdon të konfirmojë se është macja e zezë e Tiranës, duke e mundur 2-1 në “Selman Stermasi” dhe duke shkuar 10 pikë në renditjen e kampionatit. 

Një ndeshje e intepretuar në mënyrë perfekte për djemtë e Franco Lerda, që pasi kanë lënë të shfryhet Tirana, kanë reaguar me dy gola të shpejtë me anë të Willian Cordeiro Melo dhe Solomon, që kanë përfituar edhe nga mbrojtja bardheblu, që vazhdon të gabojë ashtu si ndaj Kukësit.

Në pjesën e dytë, sfida është ndezur më shumë, por është luajtur më shumë fizikisht se sa teknikisht. Tirana është zgjuar në fund dhe me Hasanin ka goditur duke ngushtuar shifrat dhe duke i dhënë shpresë tifozerisë, por nuk ka mjaftuar dhe në fund, pas 5 mintuash shtesë, arbitri ka vërshëllyer tri herë, duke i dhënë 3 pikët kampionëvetë Shqipërisë, që prej 5 vitesh nuk njohin humbje në derbi.

Janë 18 ndeshje rradhazi që Partizani nuk mundet nga Tirana! Sakaq, derbi nisi në mënyrën më të keqe me dhunë fizike mes dy tifozerive, ku pati edhe të lënduar. Policia ndërhyri dhe gjatë gjithë ndeshjes qëndroi brenda stadiumit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here