Allegri zëvendësuesi i Giampaolo tek Milan?

Milan nuk e ka nisur aspak mirë rrugëtimin e saj në edicionin e ri të Serie A, duke marrë vetëm gjashtë pikë nga gjashtë ndeshjet e para.

Mbrëmë ‘Rosoneri’ kanë regjistruar humbjen e tretë radhazi në kampionat, duke u mposhtur nga Fiorentina.

Rezultatet negative kanë bërë që presioni mbi trajnerin Giampaolo të jetë maksimal, madje së fundmi kanë filluar edhe të përmenden emra potencial për zëvendësuesin e tij.

‘Calciomercato’ shkruan se Allegri mund të jetë njeriu që do të marr drejtimin e Milan.

Allegri ka korrur suksese të mëdha viteve të fundit në Serie A me skuadrën e Juventus, por ai ishte nën drejtimin e Milan edhe kur skuadra shpallej kampione për herë të fundit. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here