Guardiola ka gjetur pasuesin e Silvas te Reali

Kur bëhet fjalë për plane afatgjate, Manchester City është njëri ndër klubet më të njohura sa i përket kësaj pune.

Citizens e kryejnë çdo transferim duke shikuar kah e ardhmja dhe gjatë verës së kaluar transferuan Rodrin nga Atletico Madrid si pasuesin e Fernandinhos.

Tani City planifikon ta bëjë të njejtën gjë verën e ardhshme, ndërsa Pep Guardiola është ai që e ka piketuar pasuesin e David Silvas.

El Desmarque, raporton se Guardiola ka piketuar Martin Odegaard si pasuesin e David Silvas te City.

Silva do të largohet nga Etihad në fund të sezonit, ndërsa Odegaard është pasuesi i duhur sipas Guardiolës.

Spanjolli ia ka kërkuar drejtuesve të Cityt transferimin e norvegjezit, mirëpo transferimi i Odegaard vështirë se do të realizohet, pasiqë Reali nuk e ka ndërmend ta shesë atë.

Perez ia ka bërë të ditur Qytetarëve se nuk e ka ndërmend ta lejojë largimin e Odegaard, pas paraqitjeve që norvegjezi po bën si lojtarë i huazuar te Real Sociedad.

Odegaard vlerësohet 60 milionë euro, ndërsa Perez nuk do ta lejonte largimin e tij për më pak se 80 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here