Kokëdhembje për Guardiolën, lëndohet ylli i Cityt

Duket e pabesueshme, por ka ndodhur përsëri. Një ndër lojtarët kryesorë të Manchester Cityt, Kevin De Bruyne është dëmtuar përsëri.

Tjetër ndalesë për belgun, i cili sipas asaj që raportohet në faqen zyrtare të klubit nga Manchesteri, thuhet se mesfushori nuk do të jetë i gatshëm mbrëmjen e sotme për sfidën ndaj Dinamos së Zagrebit.

Sezoni i De Bruyne deri në këto momente ka qenë fantastik, me 28-vjeçarin që ka regjistruar plot 9 asiste në po kaq ndeshje të luajtura. Gjithsesi, dëmtimet janë ato që nuk po e lënë të qetë belgun, për të cilin ende nuk është dhënë me saktësi se sa do të mungojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here