Milan përsëri për shopping te Lille: Ja për kë bëhet fjalë…

Milani mund ta kompletojë një tjetër transferim nga Lille, pas transferimit të Rafael Leaos gjatë verës së kaluar.

Rosonerët janë të interesuar për sulmuesin e Lille Luiz Araujo, raportojnë mediat franceze.

Milani është në kërkim të një sulmuesi, ndërsa Rosonerët ishin të lidhur me transferimin e Angel Correa gjatë verës së kaluar, por që në fund ky transferim nuk u realizua.

Tani Milani ka kthyer vëmendjen kah Araujo dhe do të tentojnë të sigurojnë shërbimet e tij në merkaton e janarit.

Araujo është 23-vjeç dhe ka shënuar 2 gola në katër ndeshje të luajtura me Lille këtë sezon.

Në rast se Araujo transferohet te Milani, atëherë ai do të bëhej transferimi i dytë nga Lille, pas Leaos.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here