Drejtuesit e Milanit kanë rënë dakord për pasuesin e Giampaolos!

Marco Giampaolo vazhdon të jetë trajner i Milanit pas një fillimi të dobët në sezonin e ri të Serie A.

Milan nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri dhe rosonerët pas gjashtë gjirove të luajtura gjenden në pozitën e 16 me 6 pikë.

Drejtuesit e Milanit kanë rënë dakord për pasuesin e Giampaolos raporton, Il Giornale.

Bëhet fjalë për Massimiliano Allegrin. Italiani është pa angazhim pasi u largua nga Juventusi sezonin e kaluar. Milani do të bëjë durim me Giampaolon, por në rast se vendoset për shkarkimin e tij drejtuesit kanë rënë dakord që Allegri është njeriu i duhur për stolin e Rosonerëve.

Allegri ishte trajner i Milanit nga viti 2010 deri në vitin 2014, ndërsa në vitin e tij të parë në stol i solli Rosonerëve Scudetton.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here