Kjo është deklarata e Zidane pas barazimit shokues ndaj Brugge

Zinedine Zidane e përshkroi golin e parë që Real Madrid e pranoi kundër Club Brugge si “qesharak” pasi skuadra e tij arriti të shpëtojë duke nxjerrë një barazim 2-2 në Ligën e Kampionëve të martën.

Reali e gjeti në disavantazh në ‘Santiago Bernabeu’ brenda vetëm nëntë minutash ndërsa sulmuesi i Brugge, Emmanuel Bonaventure gjeti pjesën e pasme të rrjetës me shumë fat.

Bonaventure shënoi edhe njëherë në një goditje mjaft të dobët, çka solli zëvendësimin e Courtois pas vetëm 45 minutave.

“Goli i parë që e pranuan ishte qesharak”, tha Zidane në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Nuk është se jam i lumtur që kemi marrë një pikë, por jam i kënaqur me reagimin”.

“Pjesa e parë ishte e keqe, ne nuk hymë të përqendruar dhe goli i parë që pranuam ishte qesharak. Gjysma e dytë ishte krejtësisht e ndryshme dhe ne bëmë 45 minuta siç nuk kemi bërë kurrë. Dua të kujtoj vetëm 45 minutat e pjesës së dytë”, potencoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here