Probleme të reja për Milanin: Donnarumma refuzon rinovimin e kontratës

Mino Raiola ka filluar edhe një herë të tregojë pushtetin e tij që ka te lojtarët që i menaxhon.

Agjenti italian është duke i bërë sërish presion Milanit për kontratën e re të Gianluigi Donnarummas.

Skuadra italiane i ka ofruar kontratën te re, por me pagë të njëjtë portierit italian, derisa agjenti italian ka kërkuar që ajo të përmirësohet.

Sipas Calciomercato.com, Raiola u ka bërë me dije Rossonerëve që paga e Donnarummas të rritet deri në gjashtë milionë euro në sezon.

Kontrata aktuale e reprezentuesit të Italisë skadon në fund të sezonit të ardhshëm, gjersa Milani është në presion të madh.

Disa klube evropiane kanë shprehur interesim për portierin italian, e më e interesuara mbetet Paris Saint-Germian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here