Sonte do të përballen në Champions, por Barcelona do të vëzhgojë tre yjet e Interit!

Tre yje të Interit kanë përfunduar në radarin e klubit të madh katalunas, Barcelona.

Interi është mysafir i Barcelonës në ndeshjen e sotme (e mërkurë) e vlefshme për Grupin F të Ligës së Kampionëve.

Ky takim që do të zhvillohet nga ora 21:00 në Camp Nou do të shërbej edhe për vëzhgimin e disa lojtarëve.

Barcelona thuhet se do të ketë skautë për të shikuar disa lojtarë të Interit në takimin e tyre të sotëm.

Sipas mediumit italian Calciomercato, kampionët spanjollë kanë shprehur interes për Stefano Sensi, Milan Skriniar dhe Lautaro Martinez përpara afatit kalimtar të janarit.

Sidoqoftë, trajneri i Interit, Antonio Conte ka të ngjarë të kundërshtojë çdo largim të mundshëm pasi skuadra e tij synon të mposht Juventusin në kurorën e Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here