Bombë: Barcelona sakrifikon një yll për mbrojtësin e Interit!

Të mërkurën Mundo Deportivo, raportoi se Barcelona kishte tentuar transferimin e Milan Skriniar dhe Stefan De Vrij para se ta transferonin Clement Lenglet nga Sevilla në vitin 2018.

Mirëpo Barcelona nuk ka hequr ende dorë nga De Vrij dhe Katalanasit janë të gatshëm ta sakrifikojnë yllin e tyre për të siguruar shërbimet e tij.

Barcelona është e gatshme të ofrojë 50 milionë euro për De Vrij, por Blaugranët preferojnë që në ofertë të përfshijnë kartonin e Todibo ose Umtitit.

De Vrij është njëri nga lojtarët kyç në formacionin e Antonio Contes, mirëpo Interi mund të përfitojë para nga shitja e tij, pasiqë holandezi iu bashkua Neroaxurëve si lojtarë i lirë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here