Lamtumirë Solskjaer, United ka gjetur pasuesin e norvegjezit

Manchester United gjendet në krizë rezultatesh dhe drejtuesit e Djajve të Kuq kanë filluar të mendojnë për shkarkimin e Solskjaer.

Barazimi ndaj Arsenalit ka thelluar edhe më tepër krizën në Old Trafford.

Shkarkimi i Solskjaer do të ishte një tjetër fillim nga e para për United, por Djajtë e Kuq kanë piketuar një trajner me eksperiencë.

Bëhet fjalë për Massimiliano Allegrin, i cili është pa angazhim pas aventurës me Juventusin.

The Guardian raporton se Allegri ka filluar ta mësojë gjuhën angleze dhe është i gatshëm për ta marrë drejtimin e United.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here