Reali përgatit tre goditje të mëdha për merkaton e janarit!

Donny Van de Beek mohoi kategorikisht mundësinë që në mes të sezonit të lërë skuadrën e Ajax.

Gjithsesi, skuadra e Real Madrid monitoron nga afër situatën e mesfushorit dhe është gati të sjellë në “Bernabeu” në janar talentin e ekipit holandez.

Van de Beek është objektivi i parë i skuadrës “merengues”, që në janar synon të sjellë në La Liga edhe Christian Eriksen. Mesfushori danez luan në Premier League me Tottenham dhe është një objektiv më i lehtë për t’u arritur, duke qenë se i skadon kontrata me spurs në fund të sezonit.

Sipas “Marca”, emri i tretë që Real Madrid ka si objektiv në merkaton e janarit është Edenes Camavinga, talenti 16-vjkeçar që luan me Rennes në Francës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here