Solskjaer ka piketuar tre sulmues, United nis sulmin

Manchester United ka përpiluar një listë të shkurtër me tre emra, të cilët synohen si përforcime për sulmin sapo të hapet merkatoja e dimrit.

Bëhet fjalë për lojtarë të rëndësishëm si Ousmane Dembele (Barcelona), Timo Werner (Leipzig) dhe Moussa Dembele (Lyon).

“Djajtë e Kuq” kanë mbetur pa alternativa në repartin e avancuar pasi vendosën të shisnin Romelu Lukakun dhe të huazonin Alexis Sanchezin tek Interi.

Trajneri norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer, tani ka zgjedhur tre futbollistët që ai beson se mund t’i çonjë “Djajtë e Kuq” në nivelin tjetër.

Është e pamundur që ndonjë nga lojtarët e përmendur të mbërrijë me çmim të lirë në “Old Trafford”, pasi të tre kanë nënshkruar së fundmi kontrata e reja me klubet respektive.

Manchester United nuk ka shënuar më shumë se një gol në ndeshje që nga sfida hapëse me Chelsea-n, ku realizoi 4 herë.

Anthony Martial ka qëndruar jashtë që nga muaji gusht për arsye dëmtimi, ndërsa Marcus Rashford dhe Mason Greenwood gjithashtu kanë shfaqur probleme fizike.

Sipas “The Sun”, “Djajtë e kuq” kanë interes për nënshkrimin edhe me Martin Odegaard, që luan në formë huazimi te Sociedadi nga Reali i Madirdit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here