Emery i gatshëm të shes lojtarin që po kërkohet nga Milan

Mesut Ozil seriozisht duhet ta mendojë largimin nga Arsenal.

Trajneri Unai Emery me një deklaratë pas ndeshjes Arsenal – Standard Liege pranoi se lojtari nuk është në planet e tij, duke thënë se ish reprezentuesi gjerman nuk po e meriton vendin e titullarit.

Sipas ‘The Sun’, Gunners janë të gatshëm të huazojnë lojtarin dhe të paguajnë një pjesë të pagës së tij.

Në mesin e klubeve të interesuara për Ozil është edhe Milan, që me situatën aktuale do të përpiqej që në janar të finalizonte këtë transferim.

Ozil te Arsenal është transferuar në vitin 2013 nga Real Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here