Guardiola zbulon sa do të mungojë De Bruyne

Pep Guardiola ka bërë të ditur se Kevin De Bruyne nuk do të jetë në dispozicon të tij për ndeshjen me Wolves të dielën.

Belgu nuk luajti kundër Dinamo Zagreb në Ligën e Kampionëve, pas një lëndimi që morri javën e kaluar në ndeshjen me Everton.

Bëhet fjalë për një lëndim jo shumë serioz, por Guardiola nuk dëshiron të rrezikojë.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Wolves Guardiola deklaroi: “Ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës. Por pas pauzës së kombëtareve ai do të jetë i gatshëm për të luajtur.”

Manchester City do të përballet të dielën me Wolves të dielën me fillim prej orës 1500.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here