Messi ia kërkon Valverdes largimin e yllit të Barcelonës nga formacioni i parë

Barcelona nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri dhe Katalanasit kanë regjistruar disa rezultate inkozistente.

Blaugranët e mposhtën Interin me përmbysje 2-1 të mërkurën në Ligën e Kampionëve, mirëpo në La Liga nuk kanë bërë paraqitje të mira.

Edhe pse Barcelona ka në mesfushë De Jong dhe Arthur, mesfusha e Katalanasve nuk është në nivelin e duhur dhe Messi beson se faji qëndron te Sergio Busquets.

Messi ia ka kërkuar Valverdes heqjen e Busquets nga formacioni i parë i Barcelonës.

Busquets nuk është në formën e tij më të mirë dhe kjo u vërejt edhe në ndeshjen me Interin, ku pas zëvendësimit të tij Barcleona përmbysi rezultatin.

Messi beson se Busquets nuk është i paprekshëm dhe se koha e tij te Barcelona ka mbaruar.

Busquets ka luajtur 543 ndeshje me Barcelonën në 10-të vitet e fundit dhe ka qenë njëri nga lojtarët kyç në sukseset e Katalanasve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here