Rivaldo ka një këshillë për Barcelonën, lidhur me Messi

Legjenda braziliane e futbollit, Rivaldo, ka dhënë një këshillë për skuadrën e Barcelonës.

Ish lojtari i Barcelonës, Rivaldo, ka thënë se skuadra katalane duhet të konsiderojë mundësinë për t’i dhënë pakëz pushim yllit argjentinas, Lionel Messi.

Barca duhet të kujdeset për Leon, edhe nëse kjo do të thotë që ai të kalojë më shumë kohë në bankën rezervë, beson Rivaldo.

“Rëndësia e Messi në fitoren kundër Inter vetëm sa forcon pikëpamjen time se ai duhet të mbrohet më shumë në këtë fazë të karrierës” ka thënë Rivaldo për ‘Betfair’.

“Ai duhet të lejohet që të rikuperohet kështu që ai të mos ndjej më dhimbje dhe të humb frikën” shtoi lojtari.

Messi nuk ka gjetur akoma golin këtë edicion, në katër paraqitje të tij, por ai ka regjistruar dy asistime në vetëm 210 minuta lojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here