Te Milani kanë vendosur: Rosonerët kanë piketuar një super përforcim për merkaton e janarit

Te Milani janë të detyruar për të kryer përforcime në merkaton e janarit dhe mediat italiane kanë zbuluar objektivin kryesorë të Rosonerëve.

Milan nuk e ka nisuar aspak sezonin e ri duke pësuar 4 humbje në 6 ndeshje të luajtura, diçka që ka ndodhur vetëm dy herë në historinë e klubit.

Për shkak të rezultateve të dobëta, drejtuesit e Milanit kanë vendosur për të bërë përforcime të tjera në merkaton e janarit.

Objektivi kryesorë i Milanit për merkaton e janarit është ylli i Udineses Rodrigo De Paul.

Argjentinasi vlerësohet në treg 35 milionë euro dhe Maldini thuhet se ka vendosur kontaktet e para me agjentin e tij.

De Paul është i lidhur edhe me klube të tjera si Interi, Napoli dhe Fiorentina, ndërsa këtë sezon ka regjistruar vetëm një asistim, si për ironi kundër Milanit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here