Zbulohet si Ramos nuk lejoi ardhjen e një super trajneri te Real Madrid

Real Madrid kishte konsideruar angazhimin e Antonio Contes si trajner vitin e kaluar, por vendosi kundër pas një reagimi të kapitenit Sergio Ramos.

Conte tani është duke drejtuar Interin, që janë në formë të mirë dhe në krye të Serie A me gjashtë fitore në po kaq ndeshje.

Sipas raportimeve të Fichajes.net në Itali, Conte ishte favorit për të marrë drejtimin e Real Madridit pas shkarkimit të Julen Lopetegui në tetor të vitit të kaluar.

Një ndërhyrje e Sergio Ramos bëri që Real Madrid të mos angazhonte Conten.

Real Madrid atëkohë kishte vendosur për Santiago Solarin, i cili qëndroi vetëm pesë muaj në krye të skuadrës, deri në rikthimin e Zinedine Zidane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here