Agnelli ka vendosur për yllin e Contes te Juventusi

Në Itali tema kryesore këtë fundjavë është derbi mes Interit dhe Juventusit.

Antonio Conte është pjesë e historisë së Juventusit dhe ashtu do të mbetet.

Pas emërimit të tij si trajner te Interi dhe deklaratave provokuese, ekzistonte mundësia që ylli i tij te Juventusi të hiqej, pasiqë tifozët e kërkonin një gjë të tillë.

Conte është njëri nga 50-të emrat e nderuar që janë të shkruar në stadiumin e Juventusit, ndërsa emri i tij ishte shkruar para se ai të bëhej trajner i Biankonerëve.

Ai ka qenë futbollist i Juventusit për 15-të vite dhe dukej e pabesueshme që emri i tij të hiqej nga historia e klubit për shkak të një deklarate.

Agnelli nuk ka marrëdhënie të mira me Conten, pasiqë italiani u largua nga skuadra dy ditë pasiqë kishin filluar përgatitjet për sezonin e ri. Conte kishte kërkuar më shumë përforcime, ndërsa Agnelli kishte refuzuar.

Mirëpo tani Agnelli megjithatë ka vendosur që emri i Contes mos të hiqet nga historia e Juventusit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here