As Ronaldo, as Lukaku: Ja lojtari më i mirë për muajin shtator në Serie A…

  1. Seria A ka “MVP”-në e vet. Në fakt, duke filluar nga ky sezon, kampionati italian ka vendosur një çmim për futbollistin më të mirë të çdo muaji.

Dhe si “MVP” i parë në historinë e Serie A, lojtari më i mirë për shtatorin, u zgjodh Franck Ribery. Klasifikimi përfundimtar u hartua sipas të dhënave statistikore të “Stats” dhe “Opta”, me ndihmën e të dhënave përcjellëse, të regjistruara nga “Netco Sports”.

Kësaj radhe u morën parasysh edhe du ndeshjet e gushtit. Ndër karakteristikat kryesore, që i mundësuan triumfin francezit të Fiorentinës, theksohen në të dhënat e mëposhtme:

Fiton ose i mbyll pozitivisht 86% të dueleve 1 kundër 1, kontribuon në përshpejtimin e manovrës kundërsulmuese falë një treguesi të agresivitetit ofensiv prej 94%. Është nga të parët edhe në klasifikimin e veçantë të lojtarëve, që bëjnë zgjedhjen optimale të lojës, duke arritur një tregues 95%, është destinacioni (marrësi i topave) ideal për shkokët, që duhet të kryejnë pasime, duke pasur një efikasitet në lëvizje, ose çmarkim në masën 94%. Nga pikëpamja atletike, Ribery është dominues në përshpejtim, me eficiencë prej 95%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here