Bayerni merr lajmin e keq: Titullari pëson lëndim

Bayern Munchen do të luajë kundër Hoffenheimit sot prej orës 15:30, ndërsa David Alaba nuk do të jetë i pranishëm.

27-vjeçari është i dëmtuar, pasi mori një goditje në fitoren 7-2 kundër Tottenham në ndeshjen e vlefshme për Champions League.

Trajneri Niko Kovac konfirmoi se lojtari mungoi ditën e premte në stërvitje dhe nuk është i grumbulluar për sot. “Fatkeqësisht, nuk do të jetë i gatshëm”. Kampionët e Gjermanisë nuk kanë dhënë shpjegime se sa do të mungojë futbollisti i tyre.

Kovas ka probleme në krahun e majtë, pasi dhe Lucas Hernandez vazhdon të jetë i dëmtuar, ai mund të improvizojë në krah francezin Benjamin Pavard. Alaba u zëvendësua në pjesën e dytë nga Alphonso Davies.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here