Gattuso gati të rikthehet te Milani, por me një kusht

Gennaro Gattuso është i gatshëm të rikthehet në stolin e Milanit nëse Giampaolo dhe Maldini largohen, raportojnë mediat italiane.

Rosonerët e kanë nisur keq sezonin e ri duke pësuar 4 humbje në 6 ndeshje, për herë të parë në 80 vitet e fundit.

Presioni mbi Giampaolon është i madh, pasiqë ndeshja ndaj Genoas do të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.

Gattuso është njëri nga kandidatët kryesorë për ta pasuar Giampaolon. Rino drejtoi Milanin në 61 ndeshje duke marrë 30 fitore dhe 12 humbje.

Corriere dellla Sera, raporton se Gattuso do të rikthehet te Milani në rast se Giampalo dhe Maldini largohen nga klubi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here