Inter përsësi për shopping te United: Conte dëshiron yllin e Djajve të Kuq!

Interi nuk ndalet duke gjurmuar lojtarët e Manchester United.

Pasi siguruan shërbimet e Romelu Lukakut dhe Alexis Sanchezit, zikaltrit synojnë edhe Nemanja Matic. Trajneri i skuadrës italiane, Antonio Conte, e vlerëson shumë futbollistin, të cilin e ka stërvitur më parë kur drejtonte skuadrën e Chelsea-t në Premier League.

Conte e dëshiron me ngulm 31-vjeçarin dhe për këtë ka biseduar me drejtuesit e klubit për ta transferuar sa më parë futbollistin në “San Siro”. Mesfushori është aktivizuar vetëm 3 herë në këtë kampionat me “Djajtë e Kuq” dhe kjo situatë mund ta shtyjë lojtarin drejt zikaltërve që në janar, gjë që mund t’i leverdisë edhe klubit anglez, për të mos e humbur futbollistin me parametër zero, pasi kontrata e Maticit skadon në qershor të vitit 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here